A duhet të hani banane nëse jeni diabetikë?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si ushqehen, për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll. Ata e kanë të ndaluar të konsumojnë ushqime të pasura me shumë sheqerna dhe karbohidrate. Ndërsa frutat dhe perimet janë shumë të mira në këtë rast. Por, a mund të konsumojnë diabetikët banane?banane

Bananet janë një burim i pasur i fibrave dietike, vitaminës C, vitaminës B6 dhe kaliumit, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për trupin e njeriut. Fibrat ju japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë; kaliumi ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, vitamina C forcon sistemin imunitar, ndërsa vitamina B6 ju mban në humor të mirë. Studime të ndryshme kanë treguar se niseshteja e bananes (24 gramë në ditë) rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe ndihmon për humbjen e kileve të tepërta tek njerëzit obezë që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Vetëm nuk duhet të harroni që bananet përmbajnë edhe karbohidrate, prandaj nuk duhet ta teproni me to nëse vuani nga diabeti.

Shoqata Amerikanë e Diabetit e liston bananen si një nga frutat më të mira (së bashku me grejpfrutin dhe boronicat) që duhet të përfshihet në dietën ushqimore të diabetikëve.

Burimi: Cure Joy / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve