A duhet të merret masë ndëshkimore kur fëmija gabon?

Pediatri Polikron Çela

Mundohuni t’i largoheni konfrontimi direkt dhe përfitoni gjatë momenteve të qeta për t’i shfpjeguar me fjalë të thjeshta e shembuj konkretë se si duhet të veprojë, si të sillet etj. Ideale do të ishte që fëmija të mos ndëshkohet, megjithatë ndonjë masë (më tepër shembullore) ka vlerën e vet kur merret si duhet, madje vetë fëmija jep shenja se e “pranon”. Për shumë fëmijë mërzitja dhe zemërimi i prindërve, vlen më tepër se një ndëshkim. Ja disa këshilla:

femije 2 tvNdëshkimi duhet të jetë gjithmonë i çastit

Çdo masë ndëshkimore të merret sipas fajit

Nëse nuk e merrni masën në çast, mos e kërcënoni se do ta ndëshkoni më vonë (kur nuk e keni ndërmend ta bëni), fëmijët janë aq të zgjuar e dinakë sa të kuptojnë se nuk e keni me gjithë mend.

Jepini të kuptojë se me këtë masë nuk ka humbur dashuria për të. Mos e zgjasni shumë me zemërimin tuaj, pa treguar shenja pendimi, mundohuni të ktheheni sa më shpejt në sjelljen tuaj të zakonshme.

Ndëshkimet fizike nuk japin rezultate, përkundrazi mund të keqësojnë gjendjen, me kalimin e kohës fëmijët bëhen më të egër e të pabindur. Ndëshkimet duhet të jenë më tepër shembullore, megjithatë nuk ka të keqe një shuplakë e lehtë në prapanicë, gjithmonë në çastin e fajit. Si masë mund të shërbejë p.sh. mosdhënia e një akulloreje që ua keni dhënë mbasditeve, mosrealizimi i një shëtitjeje, vizite etj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni