A duhet t’i shtrydhni puçrrat në fytyrë? Ja çfarë thonë dermatologët

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Pjesa më e madhe e femrave, sidomos adoleshentet, qëndrojnë disa orë para pasqyrës duke u përpjekur që të pastrojnë fytyrën me produkte të ndryshme kozmetike, apo duke plasur puçrrat. Por, a është mirë që t’i shtrydhni puçrrat? Përgjigja është Jo. Shtrydhja e puçrrave nuk është zgjidhja më e mirë, por vetëm e përkeqëson lëkurën.pucrra

Si formohen puçrrat

Aknet apo puçrrat në fytyrë janë një ndër problemet me inflamacionin më të përhapura tek adoleshentët. Më shumë se 80% e adoleshentëve kanë puçrra në fytyrë. Ata mund të shfaqen edhe me kalimin e kohës për arsye të ndryshme, si mosbalancimi i hormoneve të quajtura androgjene.

Pse nuk duhet t’i shtrydhni puçrrat?

Një puçërr është si një çantë e vogël pas lëkurës, që përmban vaj, baktere dhe inflamacion. Duke i shtypur puçrrat, ju i përhapni këto përmbajtje të dëmshme në të gjithë lëkurën, duke e përkeqësuar edhe më shumë problemin. Përveç kësaj, mund të shkaktoni edhe infeksion apo errësim të lëkurës. Nëse nuk i plasni, puçrrat mund të hiqen vetë pas një jave. Nëse keni shumë puçrra, atëherë duhet të konsultoheni me një dermatologe që t’ju rekomandojë ndonjë ilaç apo maskë që mund të përgatitet në shtëpi.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave