A e dëmton duhani shpinën?

Jo vetëm mushkëritë dhe zemrën: duhani dëmton edhe shpinën, në veçanti ADN-në e disqeve ndërvertebralë apo ato që mund të quhen “kuzhinietat dhimbje shpineamortizuese” dhe që gjenden mes vertebrave. Dëmet e shtyllës kurrizore mund të bëhen edhe më të rënda për ata që e nisin duhanin që në adoleshencë. Studimi i kryer tek minjtë që iu nënshtruan tymit të cigares, u realizua nga Universiteti Katolik i Romës në bashkëpunim me Universitetin e Pitsburgut SHBA. Dëmtimi i disqeve ndërvertebralë është përgjegjë për shumë patologji kronike të shtyllës kurrizore.

Plakja është shkaku kryesor, por disa faktorë rreziku bashkëpunojnë në shpejtimin e këtij procesi dhe tymi i cigares është mes tyre.

Mbi 6 000 substanca kimike që përmban tymi i cigares veprojnë mbi ADN-në, duke dëmtuar strukturën dhe duke shkaktuar dëme edhe të parikuperueshme ndaj qelizave. Këto të fundit vënë si fillim mekanizma mbrojtës, por që nëse sulmi është i vazhdueshëm, këta mekanizma nuk janë të mjaftueshëm.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun