A e kishit menduar se po t’i piqnit farat e shalqinit do të rezultonin kaq të shëndetshme?!

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Shalqini është një nga frutat më të përdorura dhe të preferuara në stinën e verës, por a e kishit menduar se dhe farat janë po aq të rëndësishme sa vetë fruti?

Në Indi, farat e shalqinit konsumohen të pjekura dhe janë shumë të shëndetshme. Sipas një studimi të bërë nga Departamenti i Bujqësisë në Shtetet e Bashkuara u renditën disa vlera ushqyese shumë të rëndësishme që përmbanin farat e shalqinit:

fara shalqini tw pjekuraProteina: farat e shalqinit janë shumë të larta në proteina, 1 filxhan fara të thata përmban rreth 30.6 gr proteina, që është 61% e vlerës së rekomanduar ditore. Proteinat në farat e shalqinit përbëhen nga disa aminoacide, më i rëndësishmi prej tyre është argenina.

Medline Plus thekson se disa kushte shëndetësore mund të përmirësohen nga prania e argeninës në trup. Ajo rregullon presionin e lartë të gjakut, trajton sëmundjet koronare të zemrës, ul nivelin e kolesterolit të keq etj.

Vitamina B: një filxhan fara të pjekura shalqini përmban rreth 3.8 mg të vitaminës B kompleks, kjo përbën rreth 19% të vlerës së rekomanduar ditore. Niacina është një tjetër element që gjendet në farat e shalqinit dhe është element shumë i rëndësishëm në përmirësimin e sistemit nervor, përmirëson sistemin e tretjes dhe promovon shëndetin e lëkurës.

Minerale: minerali më i bollshëm në farat e shalqinit është magnezi. Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme të trupit dhe përmirëson presionin e lartë të gjakut. Minerale të tjera që gjenden në farat e shalqinit janë fosfori, hekuri, kaliumi, zinku etj.

Yndyrnat: farat e shalqinit janë të pasura me acide yndyrore omega-6, këto acide yndyrore rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak, promovojnë shëndetin e zemrës, përmirësojnë kujtesën etj.

Burimi: Medicine Plus/ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim