A e rekomandon Najada Çomo aplikimin e vaksinës kundër meningjitit për popullatën e shëndoshë?

Shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo ka deklaruar për median se pas ditëve shumë të vështira për familjen e tij dhe ekipin e mjekëve, 14 vjeçari nga Durrësi i prekur nga forma e rendë e Meningitit e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është kthyer në shtëpi. Ajo tregon se adoleshenti nuk ka pasoja në shëndet dhe as nuk përbën rrezik për të tjerët.

Në shërbimin infektiv në QSUT aktualisht nuk ka raste të tjera me Neseria Meningitis. Shefja e këtij shërbimi thotë se popullata nuk duhet të alarmohet e as të vrapoje pas vaksinës, pasi rastet në vendin tonë janë sporadike.

Por a e rekomandon Najada Çomo aplikimin e vaksinës kundër meningjitit për popullatën e shëndoshë?

“Nuk ka vend për alarm dhe as të vraponi për t’u vaksinuar. Por gjithkush është i lire të konsultohet me mjekun për këtë vaksinë. Tek adultët ne e rekomandojmë vetëm tek ata që kanë imunitet të dobët apo që duan të udhëtojnë drejt vendeve të Arabisë, ku numri i personave me këtë sëmundje është më i lartë”, tha Çomo për A2 CNN.

Vaksina kundër formave më të rënda të meningjitit është rekomanduar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe shoqata Together for Life  të hyjë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Shfaqja e rasteve me meningjit në qytetin e Durrësit, një në muajin dhjetor ku humbi jetën një 17 vjeçare, dhe rasti i fundit i 14-vjeçarit alarmoi komunitetin e prindërve në mënyrë të veçantë.

Por ISHP thekson se nuk ka vatra të meningjitit në Durrës apo qytete të tjera dhe se rastet e prekura nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës