Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Kontraceptivët oralë të marrë para ose gjatë shtatzënisë nuk e rrisin rrezikun e defekteve të lindjes, sipas një studimi të ri nga hulumtuesit e shkollës së Harvardit. Ata gjetën se prevalenca e defekteve më të mëdha të lindjes ishte rreth 25 për 1,000 lindje, në të gjitha gratë shtatzëna të marra në studim, pavarësisht përdorimit apo jo të kontraceptivëve.
“Gratë që ngelen shtatzënë pas ndalimit të marrjes së kontraceptivëve oralë, duhet të dinë se nuk ka gjasa që të kenë defekte në lindje”, tha një studiues në Departamentin e Epidemiologjisë, në Shkollën e Harvardit si dhe instruktor në Spitalin e Fëmijëve në Boston.
Edhe pse kontraceptivët oralë janë më shumë se 99 për qind efektivë, pothuajse 10 përqind e grave mbeten shtatzënë brenda vitit të parë të përdorimit të tyre.
Mes femrave që ishin pjesë e studimit, një e pesta e tyre nuk kishin përdorur kontraceptive orale përpara se të ngeleshin shtatzënë dhe më shumë se dy të tretat e kishin ndaluar përdorimin e kontraceptivëve oralë të paktën tre muaj para se të ngelnin shtatzënë. Tetë përqind e kishin ndërprerë përdorimin 3 muaj para shtatzënisë dhe 1 për qind, ose edhe më shumë, kishin përdorur kontraceptivë oralë gjatë shtatzënisë.
Burimi: http://news.harvard.edu/


