A e sulmon COVID-19 sistemin nervor?

Dr. Arsen Seferi, neurokirurg ka folur në “ABC e mëngjesit” për situatën e koronavirusit. Shumë shtete u gjenden të papërgatitura përballë COVID-19. Neurokirurgu i ndalur te situata e vështirë në të cilën u gjend Italia ku është edhe një prej vendeve tashmë të goditura shumë rëndë.

“Në sistemin shëndetësor tashmë do të investohet ndryshe nga sa është investuar. Demokratizimi i qeverisjes së shërbimeve shëndetësore vuri në pah solidarizimin e shteteve. Duhet bërë një përgatitje globale e sistemeve shëndetësore, përveç aktivitetit të përditshëm”, tha Seferi.

Gjithashtu ai u shpreh se përqindja e pacientëve që kanë humbur jetë në spitale është shumë më e ulët se pacientët që kanë humbur jetën në azile.

“Fakt është që numri i pacientë që u paraqitën në qendra shëndetësore ka qenë shumë i lartë. Kjo periudhë zgjati pasi një numër i caktuar pacientësh për një periudhë të caktuar kohe kishte një fluks të papërballueshëm”, theksoi neurokirurgu.

A e sulmon COVID-19 sistemin nervor?

Seferi: Akoma nuk ka studime eventuale. Por, disa studime të bërë na Kinë në muajin janar që kanë dalë tani vonë dhe nga eksperienca e SARS, theksohet se kur virusi futet në tru shkakton dëmtime të sistemit nervor.

 

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma