Më shumë se 30 gene janë identifikuar të kenë lidhje të fortë me rregullimin e peshës. Të githë brenda nesh e kemi njëfarë predispozite për të qënë mbipeshë, por disa e kane shumë më të theksuar.
Këta janë ata që e kanë luftën më të vështirë se të tjerët! Që t’jua sqaroj më thjeshtë këtë fakt, mendojeni problemin e mbipeshës si një armë të mbushur me plumba. Ata që kanë më pak predispozitë, e kanë me 1-2 plumba, ndërsa ata që e kanë më të fortë, e kanë të karikuar plot. Ai që tërheq këmbëzën është AMBJENTI, që do të thotë mënyra se si ju ushqeheni dhe jetoni është ajo që thotë fjalën e fundit! /Blerina Bombaj, dietologe
