Indeksim vjetor të pagave, Rama: Në shëndetësi do nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë

Në projektbuxhetin e vitit 2026, përveç indeksimit automatik të pagave të administratës publike me 2.5%, në përputhje me nivelin e inflacionit, në sektorët e shëndetësisë dhe policisë do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Nga rritja e pagës minimale që hyn në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, do të përfitojnë 10.600 punonjës shërbimi, ndërsa kreu i qeverisë bëri publike edhe përfitimet për çdo kategori.

“Fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë nivel qendror apo vendor, të cilit do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.

Kjo është një politikë e re pagash që kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë i shton gati 100 milion euro qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerësve të të gjitha kategorive shoqërore.

Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë, do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja.

Mësuesit do të përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj.

Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë dhe llogaritja e vjetërsisë në punë.

Si mesatare për mjekët e përgjithshëm, nga 131 700 lekë në 143 500 lekë të reja në muaj.

Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të të reja në muaj.

Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92 500 lekë në muaj.

Po ashtu dhe për punonjësit e policisë, përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsinë në punë.

Për gradat më të ulëta përkthehet në rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj.

Për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vite, sipas gradave, paga për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84500 lekë të reja plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimin që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja.

Për nënkomisarët paga shkon nga 95500 në 101 mijë lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimin shkon në 116 mijë lekë të reja.

Për komisarët nga 105 000 mijë në 110 600 mijë, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimin shkon në 125 600 lekë të reja.

Dhe për drejtuesit e thjeshtë paga shkon nga 130.500 në 141.450 lekë/muaj, me shtesën për kushtet e punës dhe ushqimin do të shkojë në 156.450 lekë në muaj.”, deklaroi Rama./monitor

Postime të ngjashme

Kërkesa jashtë rrit eksportet dhe çmimet e bimëve mjekësore deri 10% për janar-tetor
Si lidhet ngrënia e proshutës me kancerin
Si "boshllëku i fertilitetit" po nxit rritjen e familjeve me një fëmijë
Çfarë fshihet pas nostalgjisë së fortë që ndiejmë gjatë festave? E shpjegon shkenca
Pagesa të dyfishta te hemodializa, KLSH zbulon shkeljet me koncesionin që ka fituar kompania e Klodian Allajbeut: Mori para pa dhënë shërbime
Studimi: Zotërimi i një telefoni smart në moshën 12-vjeçare lidhet me këto probleme shëndetësore te fëmijët
Sa kafe duhet të pimë në ditë?
Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni