“Kam takuar pacientët e Onkologjikut pa zhurmë dhe media” – Ministrja e Shëndetësisë: Është rialokuar fond 200 mln lekë për barnat

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë fjalës së saj në Kuvend, kundërshtoi kërkesën për mocion me debat për Onkologjikun, por pranoi se  ky shërbim është me problematika, për të cilat tha se janë duke u adresuar.

Sala tha qeveria ka parashikuar në buxhetin 2026, 1 mld lekë për medikamentet e të sëmurëve, si dhe shërbime të tjera.

“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias. Sfidat ekzistojnë dhe de jemi duke vepruar. Kjo është sfida ime, sfidat ekzistojnë dhe ne po veprojmë.

 Këshilli Administrativ ka kërkuar alokimin e ë fondi prej 200 mln lekësh për barnat dhe ne si ministri kemi pranuar. Edhe në buxhetin e vitit 2026 për barnat onkologjike është aprovuar një buxhet prej 1 mld lekësh. Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me emocionet e pacientëve, por me punë dhe trajtim të barabartë dhe misioni im ky është, për t’i trajtuar sa më mirë pacientët e onkologjikut, kjo punë ka nisur dhe nuk ka më kthim pas”, tha ministrja.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së