A është i pranishëm incesti në shoqërinë tonë?

dhunaaPërgjigjja nga mjeku ligjor Admir Sinamati:

Kodi ynë Penal në nenin 104 ka të parashikuar si krim seksual kryerjen e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë në gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit. Marrëdhëniet seksuale në gjini ose siç quhet ndryshe incesti, është një krim i shëmtuar që kryesisht haset në persona të degjeneruar moralisht ose te të sëmurët psikikë. Krimi mund të kryhet edhe me dhunë, por duke qenë brenda familjes është shumë e vështirë të denoncohet. Sidoqoftë në çdo rast ekspertimi, duhet të synohet vlerësimi i anës psikike të autorit të krimit.

“Në një rast të praktikës mjeko-ligjore, një vajzë 13-vjeçare ishte përdhunuar nga i ati pasi e ëma kishte shkuar së bashku me të birin për fundjavë tek prindërit e saj që jetonin në një qytet tjetër. Pasi ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur të bijën e shokuar dhe me njolla gjaku. Në të njëjtën kohë bashkëshorti e kishte kërcënuar për të mos kryer denoncim. Gjatë ekzaminimeve u konstatuan prova bindëse për incestin e ndodhur. Në rrethana të tilla menjëherë i pandehuri u procedua penalisht për krimin e incestit”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?