Sipas studimeve, disa medikamente mund të rrisin normën e rrahjeve të zemrës dhe mund të shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut, kjo gjë mund të ndikojë në djersitje. Por a është normale të djersini ndërsa flini gjumë?
Djersitja është një proces natyror që aktivizohet kur përjetoni ndjesi të nxehti apo kur ushtroheni. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në djersitje gjatë natës:
Faktori i parë dhe më normali është i lidhur me temperaturën e dhomës dhe nivelin e komoditetit ku flini. Ajri i nxehtë është një nga faktorët më të zakonshëm dhe të shpeshtë që mund të çojnë në djersitje edhe gjatë gjumit. Parehatija e shaktuar nga ndonjë dyshek i vjetër apo ndonjë dhomë gjumi e zhurmshme mund të ndikojë në djersitje dhe siklet gjithashtu.
Përveç këtyre, ekzistojnë edhe faktorë që lidhen me gjendjen shëndetësore që shkaktojnë djersitje gjatë natës:
Ethet: ju japin ndjesi sikleti gjatë natës dhe trupi djersin më shumë se normalisht edhe pse jeni në gjumë.
Menopzauza: ndryshimet hormonale në trupin e femrave bëjnë që ato të djersinë në gjumë.
Rënia e papritur e estrogjenit mund të shkaktojnë një çekuilibër hormonal dhe mund ta rrisë temperaturën e trupit deri në 6 gradë, duke shkaktuar kështu djersitje gjatë natës.
Mangësia e testosteronit tek meshkujt mund të shkaktojë këtë gjendje gjithashtu.
Medikamentet e ndryshme: barnat që rrisin normën e rrahjes së zemrës dhe shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut mund të ndikojnë në djersitje gjatë natës. Ilaçet kundër depresionit shkaktojnë djersitje gjithashtu.
Sëmundjet infektive: si turbekulozi dhe AIDS shkaktojnë ethe të vazhdueshme dhe për pasojë njerëzit e prekur nga këto sëmundje djersijnë shumë gjatë natës.
Ushqimet: nëse konsumoni ushqime pikante, të yndyrshme dhe me shumë erëza do t’ju shkaktojnë siklet dhe djersitje gjatë natës.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Burimi: “Harvard Medicinal School”


