A është normale të kesh shumë sekrecione vaginale me një erë të rëndë?

Jam 17 vjeç. Nuk jam seksualisht aktive. Kam kryer marrëdhënie seksuale vetëm njëherë, por edhe më parë kam pasur probleme me sekrecionet vaginale. Kam shumë sekrecione vaginale, me një erë të rëndë (por jo si peshk). Kur nisa të përdorja pilula për kontrollin e lindjes, dukej sikur kisha më pak sekrecione, por mami ma ndaloi përdorimin e tyre dhe tani më është shfaqur sërish ky problem. A kam ndonjë problem shëndetësor? Duhet të bëj ndonjë kontroll?

Duhet të qetësoheni. Ajo çfarë po përshkruani nuk duket si problem me sekrecionet vaginale. Është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të kesh sekrecione të bardha (mund të duken si të verdha kur thahen) që kanë një aromë të caktuar, edhe të rëndë.

Në disa ditë mund të keni më shumë sekrecione. Duhet që shqetësoheni nëse sekrecionet fillojnë të kenë erë të rëndë si peshk ose ndryshojnë shumë në ngjyrë apo formë. Sekrecionet në ngjyrë të verdhë ose jeshile mund të jenë shenjë e një infeksioni, si infeksionet seksualisht të transmetueshme ose vaginoza bakteriale, ndërsa sekresionet shumë të trasha dhe në ngjyrë të bardhë mund të jenë shenjë e një infeksioni mykotik.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
A janë hemorroidet një shenjë paralajmëruese e kancerit anal?
Hashimoto: Vlerat mund të përmirësohen nëse nuk konsumoni qumësht
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
viroz apo helmim
Helmim apo virozë – Si të dalloni shqetësimet e stomakut
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije