A është rinoplastika e sigurt për adoleshentët?

Nga dr. Julian Dervishi, otorinolaringolog për gazetën “Shëndet+”

Rinoplastika është një prej kirurgjive kozmetike më të përhapura ndër adoleshentët. Është e rëndësishme që pacienti dhe kirurgu të marrin në konsideratë nëse rinoplastika është alternativa e duhur.

Mjeku duhet të bindet nëse rinoplastika është zgjedhja e pacientit, e pandikuar nga presioni i prindërve apo i shoqerisë.

rinoplastika hundaPavarësisht nga arsyet e ndërhyrjes, mjeku duhet të rekomandojë për vajzat të presin deri në moshën 14 apo 15 vjeç, dhe për djemtë pak më tepër përpara se të shkojnë te rinoplastika.

Gjatë kësaj kohe hunda ka mbaruar procesin e rritjes.

Adoleshentët zgjedhin t’i nënshtrohen rinoplastikës gjatë kohës së pushimeve nga shkolla, pasi do t’u duhet të paktën 6-7 ditë të kthehen në gjendjen e tyre normale.

Një nga përfitimet e kryerjes së rinoplastikës në moshë adoleshente, është elasticiteti dhe aftësia më e madhe e lëkurës për t’u vetëshëruar në këtë periudhë të jetës më shumë se në çdo moshë tjetër.

Lëkura të adoleshentët është më e fortë dhe elastike, ndaj dhe e ka më të lehtë për t’u përshtatur.

Mjeku ka detyrën të kuptojë dhe të punojë me pacientin që kërkesat dhe pritshmëritë e tij të jenë reale. Vetëm në këtë mënyrë një adoleshent do ketë mundësinë jo vetëm të rregullojë pamjen e tij, por edhe të mbushet me vetëbesim.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?