A është sushi një ushqim i shëndetshëm?

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Shqiptarët e kanë njohur sushin vitet e fundit dhe është kthyer në një ushqim të preferuar për ta. Mund të themi se është një nga ushqimet më të famshëm të momentit.

Por, sa i shëndetshëm është sushi? Në fakt, është i shëndetshëm sidomos kur është i mbushur me perime, me omega 3 që vjen nga salmoni apo toni, si dhe nga copët e avokados. Sigurisht, nuk ka problem nëse i konsumoni një herë në disa kohë, por kujdes. Nëse nuk e ruani masën, do shtoni në peshë!

Po ndikime negative në shëndet, a ka? Sushi përmban prodhime deti të skuqura, majonezë japoneze dhe krem djathi, të cilat japin kalori dhe yndyrna jo të shëndetshme. Prandaj dietologët thonë se ka disa lloje sushi që janë pothuaj njësoj si patatet e skuqura përsa i përket vlerave ushqimore.

Kini kujdes nga ajo çfarë porosisni kur shkoni nëpër restorante. Opsionet më të shëndetshme janë sushit që kanë në përbërje të tyre avokado, karkaleca, perime apo oriz të zi. Nëse jeni shtatzënë apo keni probleme në sistemin imunitar, këshillohet të mos rrezikoni duke përdorur këto lloj prodhimesh deti të përpunuara.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun