A është vërtet i rëndësishëm mëngjesi?

Blerina Bombaj, dietologe

Studimet tregojnë se nuk ka rëndësi vetëm të konsumojmë mëngjes, por edhe çfarë zgjedhim për të! Fjala “mëngjes” në anglisht do të thotë, thyej mosngrënien.

mengjes 1Trupi ynë i depoziton lëndët ushqyese në mënyrë që t’i përdorë ato edhe kur nuk ushqehet. Nata është e gjatë dhe këto depozita shterojnë.

Mëngjesi, vakti që thyen urinë

Gjatë një nate të tërë mosngrënieje, trupi ka përdorur pjesën më të madhe të sheqerit të depozituar. Gjatë natës turpi përdor energjinë e depozituar për të rikuperuar dhe rigjeneruar sistemet fiziologjike dhe indet. Në njëfarë mënyre, trupi “rinovohet” gjatë natës. Edhe pse është thënë shpesh se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, një pjesë e mirë e njerëzve, akoma dhe fëmijëve, e anashkalojnë.

Shumë prej nesh janë në presion kohor në mëngjes, por me pak planifikim gjithkush mund të gjej një zgjidhje të shëndetshme për vaktin e mëngjesit duke e përshtatur atë në stilin e jetesës së vet.

A është vërtet i rëndësishëm mëngjesi?

Po, përveçse një fillimi të mbarë për ditën, mëngjesi është një furnizim i mirë për trupin me lëndët e nevojshme ushqyese, si fribra, energji, vitamina, magnez dhe hekur. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë mëngjes, janë më të mirushqyer, kanë dietë më të ekuilibruar dhe peshë më të shëndetshme në krahasim me ata që nuk konsumojnë mëngjes. Ata kanë më shumë mundësi për të arritur një peshë optimale nëse janë mbipeshë dhe kanë më pak rrezik të preken nga sëmundje kardiovaskulare dhe diabeti.

Duke mos ngrënë mëngjes, jemi më të prirur të konsumojmë ushqime më pak të shëndetshme gjatë ditës. Konsumi i vaktit të mëngjesit rezulton gjithashtu në përmirësim të peshës trupore, të performancës mendore, të përqendrimit dhe kujtesës gjatë ditës.

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm