A fajësohen netët pa gjumë për sëmundjen Alcajmer?

Përgatiti: Elsa Musaj

Netët pa gjumë ndikojnë jo vetëm në kujtesën tuaj të nesërmen, por mund të rrisin dhe shanset për zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit.

Hulumtuesit besojnë se fletja e paktë lejon ndërtimin e një proteine në tru që prek kujtesën. Nga ana tjetër, nivelet e larta të kësaj proteine beta-amiloid prishin gjumin, duke çuar në një rreth vicioz që mund të rezultojë në sëmundjen alcajmer. Nëse gjumegjumi është aq i rëndësishëm sa besohet, terapia e gjumit mund të ndihmojë në vonimin e fillimit të sëmundjes, si dhe në ngadalësimin e progresionit të saj tek ata që e kanë tashmë.

Hulumtuesit kaliforianë thanë: “Ky zbulim ofron shpresë. Gjumi mund të jetë një objektiv terapeutik për të luftuar kundër dëmtimit të kujtesës tek të rriturit më të vjetër dhe madje edhe tek ata me probleme të shëndetit mendor.”

Alcajmeri dhe format e tjera të dëmtimit të trurit ndikojnë më shumë se 800 000 britanikë dhe në mbarë botën numri është parashikuar të trefishohet për 44 milionë deri në vitin 2050. Pavarësisht përdorimit të ilaçeve dhe zhgënjimit në efekte tek shumica e rasteve, disa doktorë thonë se ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës ofrojnë mundësinë më të mirë për zhdukjen e sëmundjes.

Studimi i fundit kaliforian vrojton marrëdhëniet mes proteinës beta amiloid, cilësisë së gjumit dhe aftësisë për të mësuar përmendësh faktet. Njëzet e gjashtë burra dhe gra të shëndetshëm në të 60-tat, 70-tat dhe fillim të 80-tave u janë bërë skanime të trurit për të matur sasinë e beta-amiloid në trurin e tyre. Më pas atyre iu është dhënë për të mësuar përmendësh 120 pjesë fjalësh dhe u testuan pas tetë orë gjumë. Skanimet e trurit treguan se ata me më shumë amiloid në trurin e tyre kishin gjumë më të paktë. Gjithashtu, këta burra dhe gra bënë keq testin e kujtesës, raporton revista “Nature Neurosience”.

Studiuesi Mateu Uolker, nga Universiteti i Kalifornisë, tha: “Sa më shumë beta amiloid të keni në pjesë të caktuara të trurit tuaj dhe sa më pak gjumë të flini (specifikisht gjumë të thellë) do të çojë në përkeqësim të kujtesës suaj. Përveç kësaj, sa më pak flini, aq më pak efektivë do jeni në pastrimin nga kjo proteinë në trurin tuaj. Është një cikël vicioz.”

Dr. Ian Le Guillou i Shoqatës së Alcajmerit, tha” “Ne kemi nevojë për më shumë kërkime në grupe më të mëdha për të kuptuar më mirë nëse gjumi i dobët kontribuon në zhvillimin e problemeve të kujtesës dhe mund të jetë një objektiv për trajtimet e ardhshme. Njerëzit të cilët kanë fjetur një natë të keqe nuk duhet të shqetësohen se kjo është një shenjë e zhvillimit të problemeve të kujtesës, por ne e dimë se të marrësh mjaft gjumë rregullisht mund të ndihmojë për të mbajtur trurin e shëndetshëm.”

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa