A i bën mirë shëndetit nëse qajmë?

Ilma Lamçe

Ju ka ndodhur të qani dhe më pas të ndiheni më mirë? Të qash nga emocionet, nga gëzimi, nga një skenë romantike e një filmi nuk është turp. Madje pasi të lexoni këtë shkrim do të kuptoni se sa mirë i ka bërë shëndetit tuaj e qara.

Pasi keni qarë ju keni arritur të çlironi emocionet të cilat shpesh i bllokojmë brenda vetes.  Kjo vjen si rezultat i një studimi të kryer në Japoni në 2014 nga disa ekspertë të shëndetit mendor. Më pas ky studim u krye edhe në 30 shtete të tjera, ku  shumica e të anketuarve u shprehën se ndiheshin më mirë emocionalisht pasi kishin qarë.

Lotët e kryejnë funksionin e tyre në të njëjtën mënyrë siç largohen toksina dhe helmet e trupit me frymëmarrjen apo djersitjen. Gjithashtu e qara ndihmon në qetësimin e organizmit si dhe stimulon prodhimin e endorfinës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.

Trupi i njeriut prodhon tre tipe të ndryshme lotësh:

  • Lot refleksi, të cilët zakonisht shkaktohen nga ndonjë faktor irritues si pluhuri, papastëritë.
  • Lot të vazhdueshëm, të cilët mbajnë të rigjeneruar qelizat e syrit
  • Lot emocional, të cilët sipas studimeve ndihmojnë në shëndetin mendor

Në disa vende të ndryshme është vendosur që kompanitë të cilat kanë më shumë se 50 punonjës, duhet të ndërmarrin fushata sensibilizuese për fuqinë e lotëve. Kjo praktikë po shtrihet më tej dhe në shkollat fillore dhe ato të mesme, në mënyrë që të monitorohet shëndeti mendor që në fazat e para të zhvillimit.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet