A i dëmton thonjtë natyralë përdorimi i thonjve akrilikë?

thonjteThonjtë akrilikë jo domosdoshmërisht janë dëmtues të thonjve tuaj natyralë. Gjithsesi është mirë që të tregoheni të kujdesshme kur i përdorni.

Ndonjëherë mes thoit tuaj dhe thoit akrilik mund të krijohet një hapësirë e vogël. Nëse thoi akrilik përplaset apo dëmtohet, mund të ndahet nga thoi natyral. Hapësira në mes krijon një ambient që mund të lejojë lulëzimin e një infeksioni të thoit. Infeksioni i thoit gjithashtu mund të shfaqet kur thonjtë akrilikë janë shumë të gjatë ose shumë të ngurtë, ose nëse kur janë vënë, janë përdorur mjete jo shumë higjienike. Nëse zhvilloni një infeksion, thoi natyral mund të bëhet i trashë dhe pa formë e të humbasë ngjyrën e vet.

Gjithashtu mund të keni reaksione alergjike ndaj përbërësve të thonjve akrilikë apo ngjitësve që përdoren në to. Kjo mund të sjellë skuqje, enjtje ose dhimbje rreth thoit.

Nëse vendosni që të vini thonj akrilikë në një estetikë, merrni disa masa për të ulur rreziqet:

  • Shkoni tek estetikat e licencuara nga shteti dhe punoni vetëm me specialistë të licencuar.
  • Jini të kujdesshme nëse ndjeni aromëra. Një erë e fortë mund të jetë shenjë se estetika (apo salloni) nuk është ajrosur siç duhet.
  • Sigurohuni që specialisti/ja e thonjve i ka sterilizuar siç duhet mjetet që duhet të përdorë për trajtimin tuaj dhe që është i/e kujdesshme që të lajë duart ndërsa mbaron me një klient e fillon me një tjetër.
  • Mbajini duart në një tas me ujë me shkumë para se të fillojë trajtimi.
  • Mos lejoni që kutikulat tuaja të shtyhen pas apo të shkurtohen. Kjo rrit rrezikun e infeksionit të thonjve.
  • Mos lejoni që sipërfaqja e thoit natyral të mbushet apo gërryhet para aplikimit të thoit akrilik. Kjo dobëson thoin tuaj natyral.
  • Kërkoni një limë thonjsh të re – ose sillni me vete tuajën, meqë limat e thonjve s’mund të sterilizohen.

Nëse zgjidhni t’i vendosni thonjtë akrilikë në shtëpi, ndiqni masat e sigurisë të shkruara në paketë. Punoni në zona të ajrosura mirë dhe jini të kujdesshëm që të mbroni zonën rreth thonjve nga kimikatet e përdorura për thonjtë akrilikë.

Nëse dyshoni për infeksion thoi apo keni skuqje, enjtje apo dhimbje rrotull thoit, konsultohuni me një dermatolog./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme