A i dimë të gjitha për gjirin? Fakte që duhet t’i mësoni!

Albana Shahini, Radiologe, Spitali Amerikan

Të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë apo të njohim femra, të cilat janë prekur gjatë jetës së tyre nga kanceri i gjirit. Bazuar në këtë fakt, si dhe në propagandën e vazhdueshme, nuk ka dyshim që kanceri i gjirit është kanceri më i frikshëm midis femrave. Për fat të keq frika sjell shpesh informacion të gabuar dhe mund t’ju harxhojë energji, kohë duke shmangur ushqime të ndryshme, produkte kozmetike apo zakone të ndryshme (mite), të cilat shkencërisht nuk janë provuar të jenë të bazuara shkencërisht.

DR.ALBANA SHAHINI

Dr. Albana Shahini

Më poshtë po përmendim disa nga frikërat më të shpeshta:

Një nga pyetjet më të shpeshta që femrat bëjnë është nëse duhet apo jo të përdorin deodorantë apo antidjersë. Një shqetësim në rritje ka qënë përdorimi i deodorantëve me bazë alumini, pasi ka efekte të ngjashme me estrogjenin që mund të shkaktojë nxitjen e qelizave kancerogjene. Në fakt nuk ka evidencë nga e shkuara që ta mbështesë këtë teori, por në të njëjtën kohë nuk ka studime që të hedhin poshtë faktin se parabenet apo konservantët që ndodhen në antidjersa nuk shkaktojnë kancer. Por ajo që është e rëndësishme është se shumica e produkteve që qarkullojnë në treg nuk përdorin më parabene.

Po reçipetat a mund të shkaktojnë kancer? Mitet që kanë ekzistuar në vite dhe që i kanë frikësuar gratë në të shkuarën, tanimë nuk ekzistojnë më pasi në mënyrë shkencore është konfirmuar se nuk a ka lidhje midis përdorimit të reçipetave, kohës së përdorimit të mbajtjes së tyre, madhësisë së tyre apo faktit që janë më tel apo jo.

A mund të vendos implant për të rritur gjirin?

Është një pyetje tjetër që i ka shqetësuar femrat në dekadat e fundit. Studime të shumta janë kryer mbi këtë çështje dhe kanë arritur në konkluzionin që nuk ekziston një lidhje mes kancerit të gjirit dhe implantit. Duhet kuptuar që përveç implantit, femrat do të kenë dhe gjirin e tyre të mëparshëm dhe ato janë njëlloj të riskuara, si femrat e tjera për të bërë të njëjtat sëmundshmëri të gjirit. Pra kontrollet duhet të jenë të rregullta jo vetëm për implantin, i cili mund të rupturohet, por dhe për pjesën e gjirit normal. Por kujdes nga Sindroma Jordan (që është dëshira për ta rritur vazhdimisht masën e gjirit, sepse sa më i madh implanti, aq më shumë komplikacione ka).

Rrezatimi në mamografi, echografia apo rezonanca a mund të çojnë në sëmundje kancerogjene të gjirit?

Absolutisht jo! Mamografia ka një dozë të përllogaritur rrezatimi që nuk është e konsiderueshme. Është ekzaminim shumë i rëndësishëm për zbulimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit. Dokumenton me anë të filmave negativë stukturën e gjirit dhe mundëson krahasimin e tyre në dinamikë.

shendeti i gjiritEkografia nuk përdor rrezatimin, por ultratingullin për të zbuluar patologjitë e gjirit. Mund të kryhet sa herë të jetë e nevojshme, pa shkaktuar asnjë dëm në organizëm. E kombinuar me mamografinë rrit ndjeshëm sigurinë diagnostike.

Rezonanca magnetike përdor fushën magnetike dhe jo rrezatimin për të vlerësuar gjirin. Ekzaminim tepër i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm e kancerit të gjirit. Mund të kryhet sa herë dhe në çdo moshë që është e nevojshme.

Kafja dhe format e tjera të kafeinës a mund të shkaktojë kancer?

Jo mesa duket. Disa studime madje kanë treguar se kafja e ul rriskun për të shkaktuar kancer të gjirit në grupe të caktuara femrash. Kokrrat e kafesë janë të pasura me antioksidantë dhe si të tillë, ato janë burimi numër një i antioksidantëve në dietën amerikane. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut, rregullon humorin, ul dhimbjen dhe përmirëson kujtesën. Por kujdes pa e ekzagjeruar! Dy kafe në ditë do ishin të mjaftueshme për efektin e mirë që përmendëm.

Të përdorësh shtrirësen e flokëve (piastrën). Kanë ekzistuar mite, sidomos në Afrikë mbi frikën se përdorimi i piastrës mund të nxiste formimin e kancerit të gjirit. Por dhe ky mit ka rënë poshtë pasi një studim me bazë të gjërë me 50000 gra Afrikane konfirmoi të kundërtën.

Të mos ushqesh fëmijën me qumësht gjiri.

Të kesh mundësi që të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri, dihet tashmë që është një faktor mbrojtës nga kanceri i gjirit, përveçse një kënaqësi dhe eksperiencë unike që krijon një raport unik midis nënës dhe fëmijës, si dhe e ndihmon fëmijën të rritet shëndetshëm. Gjatë kohës së laktacionit (koha që ushqen fëmijën me gji) oksitocina që është e njohur si “droga e dashurisë” rrjedh në trurin e saj gjithë kujdesin, përqendrimin, afeksionin dhe gjithë fokusin mbi ushqyerjen e fëmijës me gji. Por pamundësia për të ardhur qumështi në periudhën pas lindjes, nuk është domodoshmërisht e lidhur me riskun për të shkaktuar sëmundjen kancerogjene të gjirit.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik