A janë më inteligjentë bebet që ushqehen me gji!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gjidhenia foshnje nenaGjithmonë ka qenë e ditur se qumështi i gjirit është shumë i dobishëm për forcimin e imunitetit të foshnjave, ai ndihmon gjithashtu për të luftuar infeksionet e veshit, viruset e stomakut dhe astmës. Megjithatë, shumë pak është i njohur për efektet e tij mbi inteligjencën. Studimet e reja konfirmojnë se foshnjat e ushqyera me gji janë më inteligjente.

Nëse ushqeni fëmijët me gji, ata do të tregojnë më shumë sukses në lexim, shkrim dhe matematikë. Qumështi i nënës ndikon në zhvillimin kognitiv, si dhe ka përfitime të mëdha në zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Hulumtuesit në Australi analizuan rezultatet në një shkollë të caktuar në 1038 djem dhe vajza. Ata e konsiderojnë klasë sociale, nivelin e arsimimit të nënës, dhe kohën që nënat mund të kalojnë duke lexuar për fëmijët e tyre. Studimi gjeti se fëmijët të cilët ishin ushqyer me gji nga nënat e tyre për të paktën gjashtë muaj, ishin nëntë për qind më të mirë në matematikë, drejtshkrim dhe lexim se ata që janë ushqyer me qumësht artificial.

Nënat e reja thonë se ushqimi me gji ul mundësitë e fëmijës të jetë i shqetësuar, por edhe zvogëlon shanset për kancer në gji për ato. Qumështi i gjirit mund të ndihmojë gjithashtu në procesin e humbjes së peshës.

Burimi: http://lordofhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë