A janë të shqetësuar shqiptarët për situatën e COVID-19? Në masë të konsiderueshme por…

Situata me COVID-19 po kërkon masa kufizuese të mëdha dhe të panjohura më parë nga qytetarët. Respektimi i këtyre masave varet në radhë të parë nga ndërgjegjësimi që kanë qytetarët për rrezikun e virusit COVID-19. Ndëshkimet dhe gjobat nuk e kanë asnjëherë efektin që ka ndërgjegjësimi, ose edhe nëse japin rezultat, kërkojnë kohë. Koha është një element të cilën shoqëria në kushtet aktuale nuk e ka.

Për të parë nivelin e “shqetësimit” që kanë qytetarët për situatën me COVID-19, IDRApoll kreu një tjetër anketë duke përdorur panelin e hulumtimeve online. Pyetja në panel është bërë në datë 19 mars 2020.

Kampioni i atyre që janë përgjigjur është 670 qytetarë. Ky kampion është peshuar me parametra demografike (urbanitet, gjini dhe moshë) që të jetë përfaqësues i qytetarëve në moshë 18-54 vjeç. Marzhi i gabimit llogaritet të jetë 3.8%.

Rezultatet tregojnë një “shqetësim” të konsiderueshëm të qytetarëve. Rreth 76% e tyre deklarojnë se janë “të shqetësuar” (36%) ose “shumë të shqetësuar” (40%). Megjithatë mbetet rreth 1 në 4 qytetarë (24% “neutralë” dhe “të pashqetësuar”) të cilët akoma nuk janë bindur për seriozitetin e kësaj situate.

Gratë janë më të shqetësuara sesa burrat për situatën. Rreth 82% e grave janë “të shqetësuara” (45%) ose “shumë të shqetësuara” (37%) krahasuar me 68% të burrave që deklarojnë të njëjtën gjë. Është për t’u nënvizuar fakti se pothuajse 1 në 3 burra (31%) deklaron se nuk është “i shqetësuar” për situatën

Shqetësimi për situatën ka mbërritur edhe në zonat rurale ndonëse diçka më pak se në ato urbane. Rreth 72% e atyre që banojnë në zona rurale deklarojnë se janë të shqetësuar krahasuar me 78% të atyre në zonat urbane.

Me rritjen e moshës se të anketuarëve rritet edhe intensiteti i “shqetësimit”. Rreth 80% e atyre në moshë 44-54 vjeç janë të shqetësuar krahasuar me 70% të atyre në moshë 18-29 vjeç.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin