Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Shkencëtarët kanë zbuluar se të pasurit një binjak rrit shanset për të jetuar më gjatë. Vëllezërit dhe motrat identikë mbijetojnë më gjatë se të tjerët, madje mendohet se ata kanë tendencë të arrijnë një moshë më të madhe se mosha mesatare.
Sipas hulumtuesve kjo lidhet me faktin se ata bëhen miq të mirë që në lindja dhe shumë shpejt zhvillojnë një lidhje shumë të fortë. Ekspertët besojnë se të qënit binjak ofron gjallërim psikologjik dhe shëndetësor.
Kjo miqësi e ngushte e krijuar nga vëllezërit apo motrat binjakë, inkurajojn njëri tjetrin të heqin dorë nga zakonet e këqija në mënyrë që të jetojnë më gjatë.
Hulumtuesit kanë shikuar 2.932 çifte binjakësh të të njëjtit seks të lindur në Danimarkë mes viteve 1870 dhe 1900. Ata përfshinë ën studim binjakët identikë të cilët zhvillohen nga e njëjta zigotë, që ndan dhe formon 2 embrione, të cilët zhvillohen nga 2 vezë të ndryshme. Nga studimi u konstatua se binjakët jetonin më gjatë nëse kishin lidhje emocionale të fortë me njëri tjetrin
Burimi: Daily Mail


