Në ditët e sotme rrjetet sociale janë të mbushura me njerëz që “reklamojë” ushqimet e tyre të shëndetshme të fokusuara në jeshilllëqe, fruta dhe perime. Personat publik si Gwyneth Paltrow dhe Jessica Alba janë vetëm disa nga emrat që janë të fiksuara pas dietave të shëndetshme me përbërës të papërpunuar dhe natyrore.
Sipas studimeve, këta persona i ndalojnë vetes edhe produktet e qumështit dhe drithërat e glutenin, pavarësisht se mund të mos jenë intolerant ndaj tij. Dëshira për të ngrënë shëndetshëm po kthehet në një mani të njerëzve, kryesisht femrave pas të 30-ave që vuajnë nga ortoreksia.
Ky çrregullim i rrallë i të ngrënit, do të thotë “korrektësi” që i çon njerëzit të priren vetëm tek ushqimet e quajtura të shëndetshme.
Çfarë është ortoreksia?
Sipas mjekëve, ortoreksia është një formë adapte e të ngrënit në mënyrë të shëndetshme. Ndryshe nga anoreksia, ku njerëzit që vuajnë nga ajo e kufizojnë të ngrënit, ortoreksikët fiksohen në rregullat e rrepta të ushqyerit shëndetshëm. Këta individë fillojnë eliminimin e ushqimeve që i konsiderojnë si “të papastërta” ose “të këqija”. Ata eliminojnë sheqerin, kripën, grurin, produktet e qumështit e kështu me radhë të gjitha ushqimet që i konsidetojnë si të pashëndetshme. Ortoreksikët shpenzojnë shumë kohë për të menduar vaktin e tyre të shëndetshëm, ata iu rezistojnë tundimeve për ushqime dhe e “duartrokasin” veten kur e arrijnë këtë gjë.
Por si mund të të dëmtojë ngrënia e shëndetshme?
Mjekët australianë thonë se ka një vijë të hollë mes të ngrënit normal dhe ortoreksisë nervoze. Një mënyrë për ta përshkruar këtë gjendje është kur ngrënia “e shëndetshme” shkakton ankth të madh ose pasoja negative në jetën e një personi. Në formën e vet të rëndë, ortoreksia mund të çojë në rënie peshe, kequshqyerje dhe madje, edhe vdekje, paralajmërojnë ekspertët.
Ata që vuajnë nga ortoreksia lënë pa përdorur një grup të madh ushqimor, zakonisht me besimin e gabuar se janë të pashëndetshme ose se trupat e tyre nuk i tolerojnë, ndaj e kufizojnë veten nga një ushqim i nevojshëm dhe vitaminat. Në të njëjtën kohë, shumë e mbilodhin veten me aktivitet fizik. Kjo çon në energji të pakta, probleme me ushqyerjen dhe mund të çojë në depresion dhe ankth. Jo rrallë, fiksimi për ushqimin mund t’i çojë në ndërprerje të marrëdhënieve me miqtë, për shkak se zakonisht takimet shoqërore kanë të përfshirë ngrënien apo pirjen.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi