A ju mpihen këmbët (dhe ju dridhen) gjatë natës? Ja çfarë do të thotë ky fenomen

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Sindroma Restless e këmbëve është një çrregullim neurologjik që karakterizohet nga mpirja dhe dridhja e këmbëve. Kjo ndjesi është e pakontrollueshme dhe shpesh ndjehet më shumë kur lëvizni këmbët. Simptomat shfaqen më së shumti gjatë natës kur personi është i relaksuar dhe intensiteti i saj mund të rritet shumë. Nëse lëvizni këmbën që ju është mpirë, intensiteti i të dridhurave rritet më shumë. Është vlerësuar se rreth 10% e popullsisë vuan nga kjo sindromë.

 Çfarë e shkakton atë?

mpirja e kembeveNë shumicën e rasteve, shkaku i kësaj sindrome është i panjohur, por besohet të ketë një komponent gjenetik që ndikon. Disa të dhëna tregojnë se nivelet e ulëta të hekurit në tru mund të jenë përgjegjëse për këtë çrregullim. Në këto raste, ai mund të jetë i lidhur me faktorët e mëposhtëm:

Sëmundje të caktuara: si probleme me veshkat apo diabeti.

Disa medikamente mund t’i përkeqësojnë këto simptoma si barnat anti-psikotike, barnat kundër depresionit që rrisin nivelin e serotoninës etj.

Shtatëzania, veçanërisht në tremujorin e fundit.

Përdorimi i alkoolit.

Problemet me gjumin.

Si mund të trajtohet?

Kjo sindromë mund të trajtohet duke përdorur medikamente, të cilat do t’jau rekomandojë mjeku, por disa ndryshime të mënyrës së jetesës do të zvogëlojnë dhe lehtësojnë simptomat. Ja disa këshilla:

  • Ushqehuni shëndetshëm
  • Mos konsumoni alkool
  • Të shikojnë efektet anësore të medikamenteve
  • Bëni aktivitet fizik
  • Reduktoni stresin

Burimi: Davit Wofle/ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave