A ju ndodh të zgjoheni nga gjumi në mes të natës?! Ja pse ndodh kjo dhe si ta mënjanoni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Pagjumësia dhe problemet me gjumin janë një nga efektet anësore më të zakonshme të jetës moderne. Bioritmi juaj është i kontrolluar kryesisht nga një hormon i fuqishëm i quajtur kortizol. Kur nivelet e kortizolit në trup janë jashtë bilancit, ato përkeqësojnë shëndetin e përgjithshëm. Një nga problemet më të mëdha që shkakton disbalanca e këtij hormoni është pagjumësia apo problemet e tjera me gjumin.

gjumeNëse sistemi juaj i përgjithshëm është i shëndetshëm dhe i balancuar, gjumi i mirë nuk përbën problem. Megjithatë, nëse niveli i kortizolit rritet në pasdite dhe në mbrëmje, ju do të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur. Mund të ndodhë që t’ju zërë gjumi shpejt në këto raste, por do të zgjoheni rreth orës 1 – 3 të mëngjesit.

Dy shkaktarët kryesorë që ndikojnë në privimin e gjumit janë nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe stresi kronik. Pasiviteti, konsumimi i toksinave, shikimi i televizorit për një kohë të gjatë, dieta e varfër ushqimore, mosbalancimi i hormoneve janë disa nga shkaqet e tjera që ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Privimi nga gjumi ndikon jo vetëm në produktivitetin dhe kreativitetin tuaj, por ndërhyn edhe në funksionin hormonal duke çuar kështu ne probleme me :

  • Intolerancën ushqimore
  • Probleme me tiroiden
  • Menopauzë të parakohëshme
  • Sindromën e lodhjes kronike etj

Për të mënjanuar problemet me gjumin dhe zgjimin në mes të natës, përpiquni të mbani parasysh këto këshilla:

  • Organizoni orarin për të rënë në gjumë, psh nga ora 21 – 23
  • Hani 2-3 orë para gjumit
  • Shmangni bukën e bardhë, orizin, miellin dhe patatet për darkë
  • Zvogëloni konsumin e kafeinës
  • Shmangni alkoolin
  • Shmangni stresin
  • Përpiquni të flini vetë pa përdorur medikamente që stimulojnë gjumë.

Burimi: Healthy Holistic Living

Postime të ngjashme

Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës