A ka inskenime të rreme të dhunës seksuale?

Admir SinamatiPërgjigjja nga mjeku ligjor Admir Sinamati:

Duhet pasur parasysh se nganjëherë ndodhin akuza ose kallëzime të rreme për marrëdhënie seksuale me dhunë të shoqëruara me dëmtime të shkaktuara gjoja gjatë kohës së vetëmbrojtjes, kurse në të vërtetë këto të fundit janë bërë nga vetë gruaja ose bashkëfajtori i saj. Akuza të rreme për marrëdhënie seksuale me dhunë bëhen nganjëherë nga ana e disa femrave ndaj fqinjit, ndaj një personi me të cilin ajo dëshiron të lidhë martesë, ndaj kolegut të punës etj. me qëllim shantazhi apo poshtërimi.

“Kështu, për shembull, në një rast të praktikës mjeko-ligjore, një vajzë 21-vjeçare me profesion infermiere, me qëllim për t’i bërë presion për martesë një të njohuri të saj, i kishte shkaktuar vetes rreth 30 gërvishtje në gjoks, parakrahë dhe kofshë. Karakteristikë e këtyre gërvishtjeve ishte thellësia e njëjtë, drejtimi i tyre nga lart-poshtë dhe nga e majta në të djathtë dhe shumë prej tyre ngatërroheshin midis tyre në trajtë rrjete. Ekspertimi arriti në konkluzion se këto dëmtime kishin karakteristika të vetëdëmtimeve.

Nuk janë të rralla dhe akuzat për marrëdhënie seksuale me dhunë nga ana e disa grave me turbullime psikike, sidomos histerike, të cilat trillojnë me bindje episode të hollësishme të një përdhunimi mbi bazën e halucinacioneve, euforisë erotike etj. Në rrethana të tilla është i domosdoshëm ekspertimi i përbashkët mjeko-ligjor dhe psikiatriko-ligjor. 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni