A ka mbrojtje natyrale nga sëmundjet e zemrës grupi i gjakut 0?

Përshëndetje!  A është e vërtetë që personat me grupin e gjakut 0 kanë mbrojtje natyrale nga sëmundjet e zemrës?

dhurim i gjakutPërgjigje:

Sipas teorisë së Peter J. D’Adamo, personat me grupin e gjakut 0 kanë sistem imunitar të fortë. Kjo i detyrohet edhe faktit që kanë një sistem tretës të mirë. Por sipas D’Adamos, personat me grup gjaku 0 janë gjithashtu njerëz që kanë nevojë për aktivitet të theksuar fizik, pasi në përgjithësi “kannë sjellje të udhëhequr nga instinkti”.

Sipas D’Adamos, në kushte stresi personat me grupin e gjakut 0 janë më të prirur ndaj sjelljeve të dhunshme, edhe pse mund të jenë jashtë mase të lodhur, të nevrikosur, depresiv. Ndër ta është edhe mania e lojës, kërkimi i ndjesive të forta, kënaqësia e rrezikut, abuzimi me substancat ekzistuese dhe impulsiviteti.

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nisur nga fakti që sëmundjet e zemrës e kanë shpesh fillesën e tyre tek stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik, pavarësisht se personat me grupin e gjakut 0 kanë sistem imuntar të fortë, nuk përbën mbrojtje natyrale.

Kjo do të thotë, që ashtu si edhe njerëzit e tjerë, personat me grupin e gjakut 0 janë të rrezikuar nga smëundjet e zemrës nëse nuk tregohen të kujdesshëm, duke mbajtur nën kontroll stresin, si dhe duke kryer aktivitet fizik në vazhdimësi.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni