Pyet mjekun: A ka rrezik hernia inguinale?

Përshëndetje! Para disa kohësh pata disa shqetësime. Mjeku më bëri një vizitë dhe më tha që kam dhjamin (hernie inguinale). A ka ndonjë rrezik kjo sëmundje? Pres përgjigjen tuaj. 

Mjeku Arben Beqiri

Mjeku Arben Beqiri

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online mjeku kirurg i përgjithshëm, Arben Beqiri

Për herniet inguinale vjen një ditë kur është i pamundur reduktimi (kthimi mbrapsht) i tyre me dorë apo në pozicionin shtrirë (hernie e inkarceruar). Zorrët bllokohen brenda defektit të hernies. Në këto raste simptoma e parë që shfaqet është dhimbja. Në këtë situatë mund të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Tek meshkujt herniet e inkarceruara mbartin rrezikun e dëmtimit të testiseve.

Herniet inguinale të mëdha tek meshkujt mund të shoqërohen me probleme seksuale. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve lidhet me pamjen e jashtme dhe ka origjinë psikologjike. Nëse herniet inguinale nuk trajtohen për një kohë të gjatë, ato mund të shoqërohen me mungesë të dëshirës për marrëdhënie seksuale si dhe impotencë.

I vetmi trajtim efikas për herniet inguinale është kirurgjia. Zgjidhja e vetme është riparimi mekanik i defektit në murin e barkut që ka shkaktuar hernien. Disa pacientë referojnë se qetësohen me mbajtjen e korseve, por kjo metodë nuk mundëson shërimin e hernies, si dhe nuk shmang rreziqet që mbart ky defekt.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?