A kanë efekte anësore kontraceptivët?

Çfarë efektesh anësore kanë kontraceptivët?

Përgjigjet Lumturi Mërkuri, mjeke specialiste e Shëndetit Publik.

Efektet anësore nga përdorimi i kontracepsionit të urgjencës janë të zakonshme, të ngjashme me ato të tabletave kontraceptive, si dhimbje koke, marrje mendsh, të përziera dhe të vjella, (më rrallë), dhimbje barku, gjakderdhje të parregullta vaginale dhe lodhje. Efektet anësore janë të lehta dhe normalisht zgjidhen pa medikamente të mëtejshme dhe zhduken brenda javës ose brenda 24 orëve. Nëse vjellja ndodh brenda 2 orëve nga marrja e një doze, doza duhet të përsëritet. Kontracepsioni i urgjencës nuk dëmton pjellorinë e ardhshme. Nuk ka asnjë vonesë në kthimin në fertilitet pas marrjes së kontracepsionit të emergjencës dhe nuk ekzistojnë kufizime për pranueshmërinë mjekësore të atyre që mund të përdorin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha