A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit

Një dhimbje koke pulsuese, të përziera dhe ndjeshmëri ndaj dritës mund të jenë simptoma të migrenës tek fëmijët dhe adoleshentët.

Kur flasim për dhimbjet e kokës, shpesh mendohet se ky është një problem me të cilin përballen vetëm të rriturit. Dhimbja e kokës tek fëmijët është shpesh arsyeja për kontroll apo konsultim tek mjeku padiatër neurolog.

Si tek të rriturit edhe tek fëmijët ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, siç janë dhimbjet e përsëritura të migrenës apo  dhimbjet kronike të përditshme.

Rastet kur duhet të shkoni te mjeku neurolog janë kur:

-dhimbjet e kokës e zgjojnë fëmijën nga gjumi,

-fëmija ka dhimbje koke të shpeshta apo të forta,

-dhimbjet e ndryshojnë personalitetin e fëmijës,

-dhimbjet shoqërohen me temperaturë apo ngrirje të qafës.

Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës janë:

– infeksionet ,të ftohtit, gripi, infeksionet e veshit dhe të sinuseve, si dhe infeksionet e rënda të trurit meningjiti apo temperatura e lartë

-traumat në kokë, edhe traumat e lehta shkaktojnë dhimbje koke, por nëse dhimbja bëhet e fortë, duhet të kryeni kontroll të menjëhershëm

-faktorët emocionalë,stresi, ankthi, depresioni;

-ushqimi dhe pijet, nitratet të cilat janë të pranishme në produktet e sallamrave, si dhe aditivë të tjera në ushqim; kafeina e tepërt, lëngjet e gazuara, çokollata, kafja dhe çaji

Natyrisht, gjatë këtyre kushteve, gjithmonë ekzistojnë edhe simptoma të tjera të rënda – çrregullim vizual, marramendje, çrregullim të koordinimit motorik (të lëvizjes së duarve, këmbëve)./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi