Kryefaqja Box 2 A keni mungesë të vitaminës B12? Përgjigjuni këtyre 5 pyetjeve për ta...

A keni mungesë të vitaminës B12? Përgjigjuni këtyre 5 pyetjeve për ta zbuluar

0
Shpërndaje

Vitamina B12 është shumë e rëndësishme për trupin e njeriut pasi shërben për ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së, kujdeset për humorin tonë dhe për sistemin e tretjes. Edhe pse mungesa e vitaminës B12 shkakton simptoma si këputje trupi, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësim të muskujve, ajo mund të kalojë shumë kohë pa u diagnostikuar.vitamin-b12

Duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj shenjave që jep mungesa e kësaj vitamine. Nëse harroni shpesh se çfarë duhet të bëni ose keni problem me gjetjen e fjalëve të duhura për të shprehur diçka, duhet të keni kujdes, pasi këto janë vetëm disa nga shenjat e mungesës së saj. Është e thjeshtë t’i anashkalosh shenjat lajmëruese që trupi jep për të treguar se kemi mungesë të vitaminës B12, por nëse një apo më shumë nga pyetjet e mëposhtme është e vërtetë për ju, bëni mirë të merrni masa.

A jeni vegjetarian?

Mënyra e vetme natyrale për të marrë vitaminën B12 është duke konsumuar mish. Nëse shmangni konsumin e tij, është padyshim e sigurt mungesa e B12. Kjo është arsyeja se përse vegjetarianët duken si “të zbehtë”, sepse mungesa e vitaminës shkakton zbehje të lëkurës dhe dobësi.

A jeni mbi 50 vjeç?

Moshimi sjell më shumë njohuri dhe liri, por për fat të keq ul aftësinë e trupit për të përthithur vitaminën B12. Për fat të keq, shenjat e mungesës së vitaminës B12 në këtë moshë ngatërrohen shpesh pasi faji i vihet moshës. Këshillohet që në këtë moshë të rritet sasia e marrjes së B12, qoftë edhe me anë të pilulave.

A konsumoni alkool rregullisht?

Nëse jeni ndër personat që konsumojnë rregullisht një gotë verë apo diçka tjetër çdo mbrëmje, me shumë shanse sasia e B12 që keni në trup është e ulët. Kjo sepse mëlçia luan një rol kryesor në ruajtjen e vitaminës B12.

A jeni diagnostikuar me diabet?

Problemet e sheqerit në gjak bëjnë që trupi të mos jetë shumë i aftë në përthithjen e vitaminës B12. Edhe nëse jeni konsumues i rregullt i mishit, është e nevojshme që të merrni më shumë vitaminë B12, kjo bëhet e mundur me anë të pilulave, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm.

Pra, nëse njërës nga pyetjeve të mësipërme ju i përgjigjeni pozitivisht, bëni mirë të keni kujdes me sasinë e vitaminës B12 që merrni.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here