A mund ta ushqeni fëmijën me qumësht gjiri nëse keni vendosur silikon?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Vendosja e silikonit bën që një grua të ndihet më e bukur, të ketë më shumë besim në vetvete, por, nga ana tjetër, sjell edhe shumë dilema të tipit: A janë të dhimbshme? A janë të shëndetshme? A janë të përhershme apo të përkohshme? Një pyetje që ngrihet shpesh është edhe nëse mund të ushqehet një fëmijë me qumësht gjiri nëse nëna ka vendosur silikon. Ja cilat janë disa nga gjërat që duhet t’i dini para se të vendosni të kryeni një operacion të tillë.nena-dhe-femija

A mund të ushqeni fëmijën me qumësht gjiri?

Po, është e mundur që nëna ta ushqejë fëmijën e saj me qumësht gjiri, kjo në varësi të përmasave dhe vendosjes së implanteve, gjithashtu edhe në varësi të  llojit të ndërhyrjes kirurgjikale. Implantet e gjoksit mund të jenë të mbushur me ujë të kripur ose silikon dhe shumë njerëz mund të pyesin nëse këto kimikate mund të përzihen me qumështin e gjirit. Ekspertët e ushqyerjes me gji besojnë se këto kimikate  nuk përzihen me qumështin dhe nëna mund ta ushqejë fëmijën e saj me qumësht pa asnjë problem.

Ja cilat janë rastet kur ju duhet të filloni të shqetësoheni:

  • Kur nuk keni qumësht 5 ditët e para pasi keni lindur
  • Kur foshnja juaj bën pis më pak se 6 pelena në ditë, 4 ose më shumë ditë pasi ka lindur.
  • Nëse nuk urinon të paktën 3 herë në ditë, për çdo ditë.
  • Fëmija juaj pi qumësht më pak se 8 herë në ditë.
  • Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm qumësht.
  • Nëse vini re një masë të ngurtë në gjirin tuaj.
  • Nëse keni dhimbje në gjoks gjatë procesit të ushqyerjes së fëmijës tuaj.
  • Duhet të kërkoni ndihmë të menjëhershme nëse fëmija juaj është i dehidratuar. Disa nga shenjat e dehidratimit te fëmijët e vegjël janë, lëkura e thatë, frymëmarrje e shpejtë, rrahje të shpejta të zemrës dhe pak pelena të ndotura. Shenjat mund të vërehen edhe në sjelljen e tij, si lodhje dhe irritim i lehtë.
  • Të gjitha këto janë shenja që tregojnë se fëmija juaj nuk po ushqehet siç duhet me qumësht dhe që ju duhet të merrni masa për këtë gjë./ https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh