A mund të jetë kjo arsyeja përse Jennifer Lopez duket kaq e re?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Jennifer Lopez

Po t’i hidhni vetëm një shikim Instagram-it të J.Lo, do të shihni një femër perfekte, me një trup të tonifikuar dhe lëkurë pa asnjë rrudhë.

Në një video të postuar së fundmi në Instagram, motra e Jennifer përpiqet t’i mbushë mendjen të dalin për darkë me miqtë, por këngëtarja nuk i bindet. “Kur dalë për të pirë me miqtë, është dita ime më e mirë e javës”, thotë motra e saj në video. “Ajo po përpiqet të më bindë mua përse duhet të fillojë pijen”, thotë J.LO në kamera. Shikojeni më poshtë:

https://www.instagram.com/p/58TFttmuMw/

46-vjeçarja, që duket si 26 vjeç, ka thënë shpesh herë se nuk i konsumon pijet alkoolike. “Mendoj se ato të dëmtojnë lëkurën. Sigurisht gjatë festave i konsumoj, pasi nuk mund të bësh dolli me ujë! Prandaj bëj dolli me alkool dhe pijë vetëm një gllënjkë”.

A mund të jetë kjo arsyeja përse lëkura e saj duket kaq mirë?

https://www.instagram.com/p/5pbFMgGuOb/

“Alkooli padyshim që ndikon në shëndetin e lëkurës”, thotë Jill S. Waibel, një nga dermatologet më të mira në Majami.

Konsumimi i alkoolit i shkakton lëkurës inflamacion dhe skuqje për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Ndërsa dëmtimi më afatgjatë nga alkooli vjen nga dehidratimi. “Hidratimi është shumë i rëndësishëm për mbajtjen e lëkurës së shëndetshme,” shpjegon Waibel. Lëkura që është e dehidratuar, nga ana tjetër, shkakton daljen e parakohshme të rrudhave.

Waibel rekomandon që të konsumoni më pak pije që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit, pasi mund të shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides