A mund të kthehet alergjia në astmë bronkiale?

Dr. Mirela Hitaj, alergologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1

Alergjitë janë një grup sëmundjesh të cilat janë shtuar shumë kohët e fundit si pasojë e  faktorëve të jashtëm, të cilët kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e shoqërisë.

Sëmundjet alergjike zakonisht prekin disa sisteme, përmendim këtu rrugët e sipërme respiratore siç është hunda, e cila preket nga riniti alergjik. Nëse nuk trajtohet riniti alergjik, pas një farë kohe kthehet në astmë bronkiale. Shpeshherë këta pacientë duke mos njohur simptomat drejtohen tek mjeku otojatër, i cili i mjekon për një farë kohe dhe bëhen mirë, por sapo mbarojnë mjekimin sëmundja kthehet përsëri dhe pacientët vazhdojnë po të njëjtën rutinë, ose vetëmjekohen në farmaci.

Kjo është shumë e gabuar sepse mjeku otojatër mjekon simptomat, por nuk gjen dot shkakun. Duke marrë një mjekim të tillë, këta pacientë jo vetëm që nuk përmirësohen, por dëmtojnë dhe mukozën e gojës.

Në momentin që shkon tek mjeku alergologu, jo vetëm që  diagnostikohet saktë,  mjekohet saktë, por dhe parandalohen pasojat e mëvonshme, sepse, siç dihet, riniti alergjik në 70- 80% të rasteve kthehet në astmë bronkiale.

Mosha ku haset më tepër?

Rinit alergjik haset pothuajse në të gjitha moshat, por më të shpeshta janë grupmoshat e reja 5, 15, 20 vjeç. Pra, fëmijëria dhe mosha e adoleshencës.

Çfarë ndodh nëse kthehet në astmë?

Nga vetë emri, sigurisht që kemi të bëjmë më një sëmundje shumë më të rëndë, dhe më një kosto shumë më të lartë trajtimi. Astma është sëmundja më e shpeshtë tek fëmijët, dhe ndër të vetmet sëmundje kronike që i prek ato, sepse dihet tek fëmijët nuk para ka sëmundje kronike.

Simptomat e rinitit alergjik:

Teshtimat e shpeshta (zakonisht 3 radhazi) sidomos në mëngjes herët por edhe gjatë ditës, bllokimi dhe prurit i hundëve. Shpeshherë personat me rinit alergjik kanë edhe ‘’dorën e përshëndetjes’’, domethënë kruarjen e hundës për lart.

Simptomat e astmës:

Tek fëmijët ndonjëherë shoqërohet vetëm me një kollë të thatë, por mund të shoqërohet edhe me marrje fryme dhe shtrëngim në gjoks. Në përgjithësi, cilësia e jetës është e dëmtuar tek këta persona./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?