A mund të luftojnë kancerin dozat e ulëta të aspirinës?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me miliona njerëz marrin doza të ulëta të aspirinës çdo ditë për zemrën. Duke bërë këtë, ata po ulin edhe rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, sugjeron një studim i ri afatgjatë.

Gjatë një studimi të kryer tek më shumë se 130 mijë amerikanë në moshë të mesme, hulumtuesit shkencorë zbuluan se personat që përdornin rregullisht aspirinë ishin 7%-11% më pak të rrezikuar të vdisnin nga kanceri pas disa dekadash.

Rreziku i vdekjes nga kanceri i zorrës, gjirit, prostatës dhe mushkërisë ishte gjithashtu i ulët për njerëzit që e përdornin aspirinën.

Këto rezultate mbështesin edhe më shumë idenë që aspirina mund të luftojë kancerin, thonë hulumtuesit shkencorë. Megjithatë ata i frikësohen faktit që njerëzit mund të fillojnë të pinë aspirinë çdo ditë me shpresën që të mos preken nga kanceri.

Ekspertët rekomandojnë që disa të moshuar të marrin doza të ulëta të aspirinës për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës, si dhe sëmundjet e zemrës.

Në mënyrë më specifike, ata rekomandojnë që njerëzit në të 50-at dhe 60-at të konsultohen me mjekun nëse përfitimet e aspirinës i tejkalojnë rreziqet.

Pjesa ‘konsultohu me mjekun’ është shumë e rëndësishme, për të diskutuar rreziqet potenciale nga përdorimi i aspirinës.

Ka raste kur aspirina rrit rrezikun për gjakderdhje në stomak ose hemorragji në tru.

Edhe tek grupmosha 50-69 vjeç, jo të gjithë mund të përfitojnë nga aspirina njësor. Ekspertët rekomandojnë që dozat e ulëta të aspirinës të merren në konsideratë vetëm për njerëzit që janë të rrezikuar nga ataku në zemër ose goditja në tru në 10 vitet e ardhshme.

Në studim u përfshinë më shumë se 130 mijë profesionistë të shëndetit, të cilët u vëzhguan për 32 vite. Ata u pyetën për përdorimin e aspirinës në fillim të studimit dhe çdo dy vite.

Gati 13 mijë pjesëmarrës në studim humbën jetën nga kanceri pas pak dekadash. Ndërsa rreziku ishte diku më i ulët për përdoruesit e rregullt të aspirinës, thonë autorët e studimit.

Diferenca më e madhe u vërejt me kancerin e zorrës: Përdoruesit e aspirinës ishin rreth 30% më pak të rrezikuar që të vdisnin nga kjo sëmundje.

Përveç kësaj, gratë që kishin përdorur aspirinën ishin 11% më pak të rrezikuara që të vdisnin nga kanceri i gjirit, ndërsa meshkujt ishin 23% më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës dhe 14% nga kanceri i mushkërive.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni