Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi
Paracetamoli është një nga qetësuesit më të përdorur, por ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se ai mund të ndikojë në pjellorinë tuaj.
Sipas shkencëtarëve në Institutet Kombëtare të Shëndetit, thuhej se çiftet ku partneri mashkull ka nivele të larta të këtij medikamenti në urinë mund të çojë në infertilitet.
Studimi “LIFE” përfshinte të dhënat e pjellorisë për 501 çifte nga viti 2005 në 2009. Çdo pjesëmarrësi ju sigurua një mostër urine, e cila analizonte perqëndrimin e paracetamolit në urinë.
Çiftet në të cilët meshkujt kishin nivele të larta të paracetamolit në urinë, më shumë se 73.5 ng/ml ishin 35% më pak të predispozuar për të ngjizur një fëmijë, krahasuar me ato çifte ku mashkulli kishte nivele të ulëta të paracetamolit në urinë, 5.4 ng/ml.
Studimi tregoi se niveli i lartë i paracetamolit në sistemin e një gruaje nuk ishte i lidhur me shanset e reduktuara për të mbetur shtatzënë. Kërkuesit theksuan se gjetjet e tyre duhet te konfirmohen nga studime më të mëdha që do të bëjnë të mundur identifikimin e burimeve të paracetamolit, kohëzgjatjen e ekspozimit dhe shuma e kompleksit ndaj të cilit janë ekspozuar.
Burimi: Daily Mail


