A mund të ngushtohet vagina nëse nuk kryeni shpesh marrëdhënie seksuale!

Burimi: Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Në jetë, ka disa të vërteta universale që i qëndrojnë testit të kohës: Edhe pse mund të keni dëgjuar se të pasurit më pak marrëdhënie seksuale do të thotë “një vaginë më e ngushtë”, ekspertët thonë se kjo është e gabuar.

cifti“Shumë njerëz në mënyrë të gabuar supozojnë se gratë që kryejnë më pak marrëdhënie seksuale kanë vagina më  ‘të ngushta’ në krahasim me gratë që kryejnë më shumë marrëdhenie, por kjo është vetëm një keqkuptim”, thotë një specialist në shëndetin e grave, Jennifer Wider.

Muskujt e vaginës janë elastike. “Ata mund të kthehen në formën e tyre normale, pas marrëdhënieve seksuale dhe pas lindjes së fëmijës,” thotë Wider.

Vagina juaj ndryshon gjithashtu me kalimin e moshës. “Me kalimin e moshës, nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe muret vaginale hollohen duke u bërë më pak elastike.

“Lajmi i mirë është se muskujt e vaginës mund të ngushtohen duke i stërvitur ato me anën e ushtrimeve specifike, që njihen me emrin ushtrimet e Kegelit. Keto ushtrime janë tepër të thjeshta: mjaft  të shtrëngoni vaginën njesoj siç bëni kur doni të mbani urinën. Mbajini muskujt të shtrënguar për 10 sekonda, pastaj lëshojini.Përsëriteni këtë disa seanca gjatë ditës. Nuk të lodh, askush nuk e vëren dhe mbi të gjitha rezultatet do të jenë vërtet mbresëlënëse për ju dhe partnerin tuaj”

Burimi: womenshealthmag.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale