Nga mjeku dermatolog, Selman Lirza
Po. Herpesi gjenital është i shpeshtë te gratë shtatzëna. Pjesa më e madh e infeksioneve intrauterine çojnë në vdekje të fetusit.
Rreziku i transmetimit të sëmundjes nga nëna e sëmurë te fëmija gjatë lindjes në rrugë natyrale është 50%.
Si mund të diagnostikohet?
Në shumicën e rasteve diagnoza klinike është e qartë dhe konfirmohet nga ekzaminimi direkt i rezultateve. Në rastet pa simptoma klinike, mund të nevojiten diagnostikimi etiologjik.
Si trajtohet?
Meqenëse virusi herpetik është një virus ADN, ekzistojnë medikamente antivirale. Krahas kësaj nevojiten diagnostikim dhe mjekimi sa më parë i pacientit të prekur nga virusi, në mënyrë që të shmanget përhapja e tij dhe kronicizimi i sëmundjes. Në të njëjtën kohë duhen evituar marrëdhëniet seksuale me të sëmurin, derisa të cikatrizohet gjithë zona e prekur nga herpesi.


