A mund t’i pini ilaçet me lëngje frutash

Ilma Lamçe

Na ka ndodhur të gjithëve që t’i kemi pirë ilaçet me lëngje të ndryshme frutash në mungesë të ujit. Ka nga ata persona që mendojnë se është më mirë t’i pish me lëngje, por ka edhe të tjerë që thonë se ilaçet nuk duhet të pihen me asgjë tjetër përveç ujit. Por çfarë thonë mjekët, përse nuk duhet të pihen ilaçet me lëngje?

Sipas mjekëve, lëngjet e frutave, si ai i rrushit, mollës apo portokallit, përgjysmojnë efektin e ilaçeve nëse konsumohen së bashku. Sidomos për ilaçet kundër alergjisë apo presionit të lartë të gjakut, efekti i ilaçit mund të përgjysmohet, dhe shkak i kësaj është substanca kimike Naringin. Naringina bllokon një mekanizëm vendimtar për kalimin e molekulës së ilaçeve nga zorra e vogël në qarkullimin e gjakut.

Antibiotikë të tillë si tetraciklina, fluorokinolona dhe disa lloje të  penicilinave nuk duhet të merren bashkë me qumështin, me prodhimet e qumështit, me preparatet apo ilaçet që përmbajnë hekur, kalcium, magnez dhe alumin (alumini dhe magnezi janë përbërës të disa ilaçeve antacide për neutralizimin e thartirës së lukthit)./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje