A mundet vitamina C të shërojë të ftohurën dhe gripin?

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

gripppStina e dimrit është stina ku janë më të pranishmet virozat e tilla si gripi apo e ftohura. Studimet kanë treguar se një person mund të preket nga e ftohura dhe/ose gripi të paktën 2 herë në vit.

Edhe pse nuk konsiderohen si viroza të rrezikshme, gripi dhe e ftohura dobësojnë ndjeshëm sistemin imunitar. Studimet kanë treguar se vitamina C është shumë e rëndësishme për të trajtuar përmes mënyrave natyrale të ftohurën dhe gripin.

Vitamina C është një lëndë ushqyese, një antioksidant specific që ka aftësinë të rrisë prodhimin e qelizave të reja në trup. Prodhimi i qelizave të reja, të shëndetshme mund të rrisë sistemin imunitar në një masë të konsiderueshme dhe një sistem i fortë imunitar lufton më shpejt sëmundjet dhe infkesionet e ndryshme.

Në dimër, vitaminën C mund ta gjeni me bollëk tek agrumet si qitro, portokalli, mandarina, limoni etj. Konsumoni 3-4 herë në ditë agrume në mënyrë që t’i shpëtoni virozave të dimrit. Natyrisht që është e rëndësishme që të ushqeheni shëndetshëm, të qëndroni ngrohtë dhe të flini mjaftueshëm.

Burimi: Daily Health Tips

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome