A ndiheni të varur nga partneri juaj?

A ju ka ndodhur që të bëni shumë sakrifica pë  partnerin dhe mos të merrni asgjë në këmbim? Nëse modeli i jetesës suaj i ngjan shprehjes së mësipërme, ka shumë  gjasa që  të jeni në një marrëdhënie varësie dhe jo dashurie.

martesa cifti bardheziÇfarë është një marrëdhënie varësie?

Ekspertët thonë se ky është një model sjelljeje në të cilin e gjeni veten të varur nga miratimi apo aprovimi i çdo rrethane nga partneri juaj. Në fakt, ky model sjelljeje ka të bëjë me identitetin dhe  personalitetin që keni. Një shenjë kyç e kësaj është kur ju bëni sakrifica ekstreme për të kënaqur partnerin tuaj.

“Marrëdhëniet e varësisë tregojnë një shkallë “sëmundje”, ku një person nuk ka vetë vlerësim të mjaftueshëm apo nuk ka autonominë e tij në marrjen e vendimeve”, thotë Skott Uetzler, doktor në  Universiteti i Kalifornisë.

Çdokush mund të bëhet i varur. Humultimet tregojnë se njerëzit, të cilët i kanë pasur prindërit të abuzuar emocionalisht ose prindërit, të cilët i kanë lënë fëmijët e tyre pasdore në periudhën e adoleshencës, kanë më shumë gjasa që të krijojnë një marrëdhënie varësie me partnerin.

Si ta kuptoni që keni krijuar një marrëdhënie varësie me partnerin? Bëni këto pyetje vetes:

  • A jeni në gjendje ta gjeni kënaqësinë pa një partner në krah?
  • A përpiqeni t’i jepni mbështetje partnerit për shëndetin mendor dhe emocionalë?
  • A jeni ju që vendosni për vendimet tuaja, pavarësisht konsultimeve që mund të bëni me partnerin?
  • A keni autonomi dhe pavarësi të plotë në gjithçka çfarë bëni dhe në vendimet që merrni?

“Nëse ju ndiheni në ankth para çdo vendimi apo mendimi që ka partneri për ju dhe nëse ju përpiqeni që ta ndryshoni partnerin për mënyrën si vepron apo si i jep zgjidhje një situate të caktuar, atëherë ju jeni në një marrëdhënie varësie”, thotë Shaun Bërn, profesor i psikologjisë në Universitetin Politeknik Shtetëror të Kalifornisë.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim