A ndihmon uji me limon në humbjen e peshës?

Uji ndihmon në funksionimin si duhet të organizmit. Organet, muskujt dhe gjymtyrët, të gjithë kanë nevojë për të. Uji ndihmon gjithashtu sistemin imunitar të luftojë bakteret, është i mirë për  lëkurën dhe ju freskon në ditët e nxehta. Konsumimi i ujit ju ndihmon gjithashtu të bini në peshë dhe ul rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka.

Për t’i dhënë jo vetëm shije, por edhe disa përfitime shtesë shëndetësore, shtrydhni tek uji pak limon. Limonët kanë antioksidues dhe kalium, lëndë ushqyese që mbajnë qelizat të shëndetshme, ndërkohë që acidi nitrik ndihmon me tretjen dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Limoni përdoret gjithashtu për të trajtuar ftohjen dhe gripin e zakonshëm, sëmundjen Miniere dhe gurët në veshka. Uji me limon lehtëson tretjen, dhimbjet dhe ënjtjet e shkaktuara nga inflamacioni, përmirëson funksionimin e enëve të gjakut dhe rrit urinimin duke reduktuar humbjen e lëngjeve.

Si funksionon?

Limoni përmban antioksidues të quajtur bioflavonoide. Shkencëtarët mendojnë se këto bioflavonoide janë përgjegjëse për benefitet e limonit.

Bëjeni pjesë të ditës ujin me limon. Vetëm mos e teproni me të, pasi, ashtu siç ka shumë përfitime, mund të ketë edhe efekte anësore nëse konsumoni me shumë seç duhet.

Nëse doni të bini në peshë, ju sugjerojmë ujë natyral para çdo vakti. Është i mirë për trupin dhe do të konsumoni më pak ushqim. Gjatë një studimi, pjesëmarrësit që ishin në një dietë të caktuar konsumon rreth 85 kalori më pak për çdo vakt nëse konsumonin një gotë ujë gjysmë ore para çdo vakti. Pas 12 javësh, ata humbën rreth 3 kg – gati 50% më shumë se personat të cilët nuk konsumonin ujë para çdo vakti.

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave