A ndikojnë veshkat tek artriti reumatoid?

Pyetje: Jam një invalide e grupit të dytë nga veshkat. A ndikojnë veshkat për sëmundjen e artritit reumatoid?

veshkatE nderuar zonjë, pyetja juaj është paksa e paqartë.

Së pari nuk më keni folur për diagnozën e saktë të problemit tuaj renal.

Së dyti, do të thoja me siguri që artriti reumatoid (AR) ka përveç impenjimit të sistemit artikolar, muskular, nervor, të enëve të gjakut, polmonar, kardiak edhe atë renal. Dëmtimi renal shfaqet në formën e një glomerulonefriti, amiloidosi sekondare nga AR, nefriti interstizial akut ose kronik dhe nuk mund të nënvlerësojmë nefrotosicitetin nga barërat kurues për artritin reumatoid.

Së treti, si specialiste e veshkave do t’ju përgjigjesha që është artriti reumatoid ai që ndikon në veshkat tuaja.

Me respekt , doktoreshë Anduela Mjeshtri

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak