A ndikon dysheku në pagjumësi?

Përgjigjja nga mjekja – specialiste e Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri:

gjume fle krevatNjë nga strategjitë e rëndësishme për arritjen e një gjumi të shëndetshëm dhe çlodhës është të paturit e një dysheku të rehatshëm, të përshtatshëm për trupin. Shpesh sinjalet e dhimbjes së kokës apo muskujve të qafës dhe shpinës që vijnë për shkak të pozicionit të papërshtatshëm të trupit gjatë gjumit, mund ta fragmentojnë gjumin duke ulur sasinë e kohës që kalohet në gjumë të thellë. Personi ndoshta nuk mund të zgjohet, por gjumi do të jetë më pak qetësues e më pak çlodhës. Prandaj, përdorni dyshek që garanton një gjumë të qetë, të rehatshëm, të pandërprerë, çlodhës dhe rigjenerues njëkohësisht. Përdor dyshek që sigurojnë një mbështetje më të mirë për shpinën duke evituar ngurtësimin, mpirjen e muskujve apo dhimbjet e shpinës.

Akoma më mirë do të ishte të përdorni dyshek anatomik dhe ortopedik të cilët mbajnë shpinën në pozicionin e saj natyral duke siguruar një sipërfaqe mbështetëse optimale për trupin aty ku duhet: tek shpatullat, fundshpina, vithet dhe thembrat. Në këtë mënyrë lehtësohen dhimbjet sidomos ato të  shpinës dhe bëhet një gjumë i rehatshëm.

Sot teknologjitë e reja kanë vënë në dispozicion edhe dyshek me aftësi ajrimi optimal që ndihmojnë për të mos u djersitur dhe që parandalojnë krijimin e mykut. Kjo mundëson që dysheku të qëndrojë i thatë dhe pa aroma të këqija. Kjo është ideale për ata që janë të prirur të djersitin tepër gjatë gjumit, të prirur ndaj alergjive apo që vuajnë nga astma.

Bli një dyshek të mirë: ne shpenzojmë gati 1/3 e jetës në shtrat, kështu që ia vlen të investosh për të!

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare