Karotat kanë disa përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Ato janë të shkëlqyera për shikimin dhe sistemin imunitar dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit falë beta karotinës dhe vitaminës A. Dhe për shkak të karotenoideve të saj, mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës tuaj.
Ndërsa dihet se karrotat mund t’ju ndihmojnë të arrini një shkëlqim rrezatues, a mund të ndikojnë në të vërtetë në pigmentin e lëkurës tuaj? Ju mund të keni dëgjuar se karrota mund të bëjë që lëkura juaj të ndryshojë pigmentin e saj, por sipas këtij trendi të fundit të TikTok, ekziston një sasi “e duhur” që supozohet se mund t’ju ndihmojë të dukeni të nxirë gjatë gjithë vitit.
“Konsumoni tre karota të mëdha në ditë, unë e kam bërë këtë për vite me radhë”, tha influencuesja e TikTok, Isabelle Lux në një video që qarkullon aplikacionin prej muajsh.
Por, a është e vërtet se karrotat mund të ndikojnë në pigmentimin e lëkurës tuaj? Dhe sa karrota në ditë duhet të konsumoni? Ja çfarë duhet të dini.
Si ndikojnë karrotat në pigmentin e lëkurës tuaj?
A j’u nxin konsumimi i karotave? Përgjigja është po, por numri i karrotave për t’u konsumuar mund të jetë shumë më i madh nga sa prisni.
Gjendja e karotenemisë është studiuar për më shumë se një shekull. Karotenemia është një term mjekësor që përshkruan pigmentin e verdhë-portokalli në lëkurë që është i pranishëm kur ka nivele të larta të karotinës në trup. Në një libër të kohëve të fundit mbi karoteneminë – i titulluar Carotenemia nga Yasser Al Nasser, Zohaib Jamal dhe Mohammed Albugeaey – botuar nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë, gjendja përshkruhet si beninje dhe zakonisht ngatërrohet me verdhëzën.
Ky libër i vitit 2023 tregon se konsumimi i rregullt i 30 miligramëve beta karoten në ditë do të bëjë që pigmenti i lëkurës suaj të ndryshojë. Me rreth 6 miligramë beta karoten të gjetur në një karotë të madhe, do t’ju duhet të konsumoni të paktën pesë karota të mëdha në dietën tuaj të përditshme për një ndryshim të dukshëm.
“Ndërsa duket se nuk ka ndikime negative shëndetësore nga konsumimi i niveleve të larta të beta-karotinës nga ushqimi, ju duhet të siguroheni që ngrënia e një sasie të madhe karrotash të mos zëvendësojë perimet e tjera ushqyese,” tha dietologia Emily Lachtrupp, M.S. , duke cituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.
Në fund të fundit…
Konsumimi i tre karrotave në ditë të rekomanduara në TikTok nga influencierët mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës tuaj. Megjithatë, një ndryshim i pigmentit të lëkurës duke konsumuar karrota është qartësisht e vështirë për t’u realizuar. Nuk është e dëmshme të shtoni më shumë karota në dietën tuaj për të marrë më shumë përfitime, por sigurohuni që të flisni me dietologun tuaj përpara se të merrni në konsideratë një shtesë me dozë të lartë të beta-karotenit./EatingWell.com Jessica Ball, M.S., RD
Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni.
