A ndikon vaksina anti-Covid për lindje të parakohshme te gratë shtatzëna?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këtë të martë ka publikuar të dhënat nga një studim i fundit ku theksohet se vaksinimi anti-Covid nuk është i lidhur dhe nuk ka ndikim në lindjet e parakohshme dhe në peshën e foshnjave.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shkalla e lindjes së parakohshme ishte 4.9% në mesin e më shumë se 10,000 grave që kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, shifër që për krahasim, u rrit në 7% në mesin e 36,000 grave të pavaksinuara.

Studiuesit bëjnë me dije se vaksina nuk rrit rrezikun e lindjes së një fëmije me peshë më të vogël se normalja. Rezultatet e studimit mbështesin rekomandimin e CDC në lidhje me sigurinë e vaksinimit gjatë shtatzënisë.

“Dëshmitë për përfitimet e vaksinimit gjatë shtatzënisë vazhdojnë të rriten, duke përfshirë zbulimin e antitrupave në gjakun e kordonit kërthizor,” theksojnë studiuesit që ishin pjesë e studimit.

Ndërkohë pjesë e studimit ishin gratë që mbetën shtatzënë midis muajve maj dhe tetor të 2020, domethënë përpara se vaksinat të bëheshin të disponueshme. Pothuajse të gjithë ata që u vaksinuan e bënë këtë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Rreth 96% morën të paktën një dozë të një vaksine mRNA nga Pfizer-BioNTech ose Moderna, ndërsa pjesa tjetër bëri vaksinën e monosodiumit Johnson & Johnson dhe nga rezultatet nuk u vunë re ndryshime pavarësisht vaksinave që u përdorën.

Ndërkaq nga studimi janë përjashtuar dozat përforcuese dhe vaksinimi në tremujorin e parë të shtatzanisë pasi nuk ishin të disponueshme në atë periudhë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet