A nevojitet konsulta me dermatologun për trajtimet shtëpiake?

Përgjigjet për “Shëndet+” mjekja dermatologe Blerta Gjoni

Është një pyetje me vend. Në praktikën tonë gjejmë pacientë që përdorin si kremrat, si maskat të marra nga farmacitë ose edhe maske fytyre 11në ambjente të tjera pa u konsultuar më parë me dermatologun. Analizimi i lëkurës, anamneza (pyetësor specifik i kryer nga mjeku), ekzaminimi dhe dhënia e trajtimit duhet të bëhet nga dermatologu.

Trajtimi i efekteve alergjike të përdorimit të maskave jo të përshtashme në fytyrë, shpesh është shumë i vështirë, kërkon kohë e ka kosto për pacientin. Rekomandohet të këshillohemi dhe të zgjedhim produktet kozmetike ose të kryejmë procedura të tjera vetëm pas konsultës me mjekun dermatolog.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?