A po ndërhyn Ministria e Shëndetësisë edhe në rrjetet sociale?

“Hakersat e ministrit të Shëndetësisë, informaticienit që kemi në krye të shëndetësisë po na shantazhojnë duke na bllokuar adresat tona të “facebook”-ut apo adresave të tjera sociale dhe faqeve tona në internet!” Kjo është ajo ccka është shkruar nga Kolegjipërfaqësuesit e faqes “Kolegji i Mjekëve dhe Kirurgëve Shqiptarë”, i cili për dy ditë nuk ishte aktiv në “Facebook” pasi u bllokua për “verifikim”.

“Kjo është një tjetër thyerje ligji dhe ndërhyrje në privatësinë tonë! Ne nuk do ta tolerojmë më këtë minister të papërgjegjshëm që po na kërcënon publikisht si në media, ashtu edhe me anë të telefonatave, mesazheve apo deri në heqje nga puna”, thuhet në denoncimin e bërë nga mjekët. Kjo faqe ka qenë aktive që prej fillimit të protestave të mjekëve, duke pasqyruar ccdo zhvillim të ndodhur në spitalet tona kundër vendimit të ministrit të Shëndetësisë për të futur në testim gjithë bluzat e bardha.

/Shëndet+

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik